Reali kalon pengesën Granada dhe “pushton” kreun

Spanjë | 5 vite më parë

Real Madridi rikthehet të shijojë vendin e parë, me 30 pikët në renditje, falë suksesit 4-1 (i treti radhazi në ligë) në Granada. Pas 20 minutave të para që nuk ishin aspak emocionuese, blancos vendosën një e dy vdekjeprurëse: fillimisht Marcos Asensio e më pas me Nacho Fernandez, për rrufenë 0-2 të Merengues. Puertas tenton të rihapë ndeshjen, por është Reali që shpërdoroi mundësinë e tripletës së mundshme, kur gjuajtja e sigurt e Asensio u pritë në vijë nga Soro.

Pra, është Luis Suarez ai që vendos golin që përgjysmon distancën në minutën e 34-të, me një goditje me të majtën nga larg, qëmposht Courtois, 1-2. Madlinetë humbën një tjetër mundësi në fillim të pjesës së dytë: Benzema, i vetëm përballë Maximianos nuk arrin të gjejë rrugën e rrjetës.

Por gjithsesi, është Vinicius që kujdeset për të rikthyer distancën në minutën e 56-të: Casemiro nis Benzeman, i ndjekur nga Vinicius dhe Modric me kroatin që sapo merr topin i shërben brazilianit për një portë bosh. Një Granada (gjithmonë e treta nga fundi në 11) e reduktuar me dhjetë pas dëbimit të Monchu (ndërhyrje e dënueshme ndaj Vinicius) nuk beson më në një rikthim. Goli i katërt nga Mendy, në minutën e 76-të, vulos ndeshjen.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme