Barcelona e Ksavit e nis me një fitore në debi

Epoka e Xavi-t në pankinën e Barcelonës nis me një fitore ikonike. Ish-mesfushori, tani në udhërrëfyesin teknik të blaugranave, merr në shtëpi një nga ndeshjet më të përzemërta për katalanasit: derbin kundër Espanyolit. Një fitore më shumë se e vuajtur, 1-0, që Pique dhe shokët e tij e arritën falë penalltisë së shënuar nga Depay. Pak raste në pjesën e parë: e vetmja mundësi reale ndodh në këmbët e Busquets, por e ndalur nga një ndërhyrje e shkëlqyer e Diego Lopez.
Sfida hapet në fillim të pjesës së dytë: pas më pak se një minutë, në fakt, Cabrera ndërhyn nndaj Depay para se të prekë topin dhe Del Cerro Grande tregon pikën e bardhë. Depay nuk gabon, duke zhvendosur Diego Lopez dhe duke nënshkruar golin e parë të epokës së Xavi. Megjithatë, brenda katër minutave, Barcelona u drodh, Raul de Tomas goditi dy herë shtyllën. Në shtesë, Diego Lopez ndal Depay dhe blaugranët rezistojnë.
Me këtë 1-0, katalanasit ngrihen në 20 pikë dhe i afrohen vendit të pestë të Betisit. Por, mbi të gjitha, ata gjejnë një fitore të munguar prej katër raundesh. Tashmë, Xavi ka për detyrë t’i japë skuadrës mentalitetin fitues që karakterizonte Barcelonën kur ishte lojtar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




