Barça, në sprintin final për Ksavin

Spanjë | 5 vite më parë

Një ditë plot takime dhe detaje për t’u përcaktuar janë preludi i rikthimit të Xavi në Barcelonë. Ja ku jemi, marrëveshja mes drejtuesve katalanas dhe atyre të Al Saad është një hap larg mbylljes. Në mëngjes është planifikuar edhe takimi final mes trajnerit dhe Mohammed bin Khalifa Al Thani, kreut suprem të klubit të Katarit. Në Doha, me pak fjalë, jemi në aktin final të një negociate që do të sjellë në stol një flamur të madh Blaugrana.

Të gjithë janë të bindur se po shkojmë drejt një përfundimi pozitiv të historisë. Në çdo rast, edhe pa një marrëveshje mes klubeve, Barça ka vendosur të mos presë më dhe do të paguajë klauzolën e përfundimit të caktuar prej 5 milionë eurosh. Drejtuesit katalanas kanë kaluar ditët e fundit në Doha duke zhvilluar takime me Al Sadd dhe vetë Xavi dhe nuk kanë ndërmend të zgjasin qëndrimin e tyre në Katar përtej kësaj.

Ndërkohë, trajneri i ri dhe emisarët e Barçës kanë gjetur marrëveshje për stafin teknik: Xavi do të ketë dy bashkëpunëtorë, vëllain e tij Oscar Hernandez plus Sergio Alegre, trajner atletik, Ivan Torres, tre analistë, David Prats, Sergio Garcia dhe Toni Lobo dhe një fizioterapist, Carlos Nogueira.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme