Enis Bardhi ndal Atletikon

Spanjë | 5 vite më parë

Atletico Madrid u përplas në pengesën e Levantes me një 2-2 plot kthesa dhe nuk arriti të kapte skuadrat me 21 pikë. Colchoneros, të karikuarr nga gjysmëgabimi i Realit, i afrohen ndeshjes me vendosmërinë e duhur dhe gjejnë menjëherë epërsinë me Griesmann 12’. Kur madrilenët dukeshin mjaft të kontrolluar, Suarez bën një faull në zonën e rreptësisë. Gonzalez Fuertes pranon penalltinë dhe Bardhi nuk gabon, duke zgjidhur rezultatin.

Të besuarit e Simeones tentuan për minuta të tëra të kthehen në avantazh dhe gjejnë parakalimin e ri në minutën e 76-të me Cunha-n, i cili përdor asistimin e De Paul për të nënshkruar 2-1. Atletico duket në gjendje të kontrollojë lojën, por Levante fiton një tjetër penallti për një top me dorë të Renan Lodit.

Pas një konsultimi të gjatë me VAR, Bardhi rikthehet te pika e bardhë dhe firmos për 2-2. Madrilenët nuk i bashkohen grupit të madh në lartësinë 21 pikë dhe shkojnë vetëm deri në 19, me shumë keqardhje. Levante, ende në kërkim të fitores së parë të kampionatit, është e parafundit me 6, por tashmë shumë më e karikuar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme