Aguero për largimin e Mesit: Nuk mund ta besoja

Spanjë | 5 vite më parë

“Po sikur të pendohem që kam nënshkruar për Barcelonën? Jo. Le të jemi të sinqertë. Cili lojtar nuk do të donte të ishte te Barça? Shumica e futbollistëve do të donin ta vishnin këtë fanellë, pavarësisht se sa i mirë është ekipi apo jo”.

Kështu ka deklaruar Sergio Aguero në zgjedhjen për të kaluar te blaugrana pas largimit nga Manchester City. Në Barcelonë, megjithatë, ‘Kun’ nuk e gjeti Messin, i cili u transferua në PSG. “Unë erdha me pritjen për të luajtur me Leo dhe se do të formohej një ekip i mirë, gjë që klubi po përpiqej të bënte. Kur më thirrën, mendova: “Nuk më intereson sa më paguajnë. Mirë dhe Unë do të ndihmoj ekipin sa më shumë që është e mundur”, shpjegoi ai në një intervistë për ‘El Pais’.

 “Por largimi i Mesit ishte një moment shoku. Kur e mora vesh nuk mund ta besoja. Atë të shtunë shkova ta vizitoja në shtëpinë e tij”, tha ai. “Unë u përpoqa ta bëja të harronte atë që kishte ndodhur. Pashë që ai ishte copë -copë dhe u përpoqa ta qetësoja”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme