Barça arrin Realin, Koeman: Sukses i merituar

Me fitoren 2-1 ndaj Athletic Bilbao, Barcelona arriti Real Madridin në vendin e dytë në renditje, në kuotën e 40 pikëve, duke i dhënë vazhdimësi serisë së rezultateve pozitive në kampionat. Në fund të ndeshjes në Camp Nou, trajneri Ronald Koeman komentoi për performancën e skuadrës së tij:
“Kjo fitore na jep besim, mendoj se kemi pasur një pjesë të parë të shkëlqyer, duke lënë shumë pak hapësira. Në pjesën e dytë të ndeshjes ne ishim në gjendje të vuanim, pësuam një gol, por arritëm të reagojmë duke shënuar dhe golin e fitores. Pas kësaj ne e dimë që rreziku është gjithmonë aty, por unë mendoj se u mbrojtëm mirë dhe Barcelona fitoi me meritë”.
A është e rëndësishme për ekipin që ka rikuperuar një pozicion në renditje?
“Sigurisht që është e rëndësishme, ne gjithmonë duam të zëmë pozicionin më të lartë në renditje. Ekziston një distancë mjaft e madhe me Atletico Madrid por mendoj se ishte shumë e rëndësishme të fitonim sot për t’u ngjitur në vendin e dytë dhe për t’i dhënë vazhdimësi momentit”.
Messi është një hap larg nga 650 gola në fanellën e Blaugrana, një numër mbresëlënës.
“Po, është. Ne e dimë prej kohësh që Leo është më i miri në botë, ai ka bërë shumë për këtë ekip dhe sot ai ishte përsëri vendimtar me lojën e tij dhe mbi të gjitha me golin e shkëlqyer nga një gjuajtje e lirë ai shënoi”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




