Isco, gati largimi nga Reali, dëshiron një kampionat tjetër

Në një intervistë të dhënë për Cadena Ser, babai-agjent i mesfushorit Isco, ka konfirmuar dëshirën e lojtarit për të ndryshuar ambjent, duke u larguar nga Real Madrid, por edhe nga kampionati spanjoll. “Për momentin dua të theksoj se nuk kemi ndonjë ofertë. Por mund të them se dëshira e tij është që të provojë një tjetër kampionat”.
Nuk do të ishte çudi që Isco të zbarkojë në Serinë A, që në merkaton e janarit. Një shkëmbim kokë më kokë me Eriksen, i cili po gjen gjithnjë e më pak hapësirë te zikaltërit, është mëse i mundshëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




