Enkileda Carja, kampione Evrope

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Peshëngritjsa e Teutës, Enkileda Carja, shkëlqen në Kampionatin Europian, që po zhvillohet në Selanik të Greqisë, duke marr medalje ari. Sportistja e talentuar shqiptare mori medalje ari në stilin e shkëputjes, pasi ngriti 86 kg, ndërsa në shtytje doli e katërta me 104 kg.

Ndërkohë në dygarësh Enkileda Carja, mori medalje argjendi, pasi ngriti në total 190 kg.  Një arritje historike për shtangisten Enkileda Carja, dhe trajneren e saj Eglantina Kalemi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme