Tirana e mbyll në dy ndeshje, tjetra, e hapur

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Superliga e Kampionatit Kombëtar në volejboll për meshkuj e ka mbyllur tashmë sezonin e rregullt të saj, teksa dy të parat e renditjes, Partizani dhe Erzeni, e kanë siguruar vendin në gjysmëfinalet e “play-off”-it për titull, ndërsa skuadrat nga vendi i 3-të deri në 6-tin u përballën me njëra-tjetrën në një “para-play-off”, për të përcaktuar dy ekipet që vijojnë më tej betejën. Dhe të shtunën është njohur skuadra e parë, e cila është Tirana, që e ka mbyllur në dy përballje duelin me Skënderbeun. Pasi e kishin fituar takimin e parë në kryeqytet, bardheblutë kanë vijuar ta fitojnë në 3 sete  edhe ndeshjen e kthimit në Korçë, duke u kualifikuar për në gjysmëfinale, aty ku do të përballen me Erzenin.

Ndërkaq, në çiftin tjetër, Vllaznia e pati fituar me vështirësi sfidën  e parë në shtëpi, 3-2 në shtëpi ndaj Studentit, që ka vijuar të reagojë të shtunën në mbrëmje në takimin e dytë, që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar në kanalin RTSH Sport. Skuadra vendase e ka nisur më mirë, duke setin e parë 25-17 në 23 minuta lojë, ndërsa edhe më e thellë dhe më e shpejtë ka qenë fitorja e setit të dytë, 25-12 në vetëm 19 minuta lojë.

Sidoqoftë, Vllaznia do të reagojë në setin e 3-të, duke e fituar atë 25-22 në 25 minuta lojë. Por Studenti do të rikthehet ta mbizotërojë setin e 4-t, duke e fituar atë me shifrat 25-16 dhe gjithë ndeshjen 3-1 me sete. Kështu, barazohet në 1-1 rezultati i sfidave në këtë përballje dhe gjithçka do të vendoset në sfidën e fundit, që do të luhet në Shkodër dhe nga ku do të dalë skuadra që do të përballet në gjysmëfinalen e titullit me Partizanin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme