E bujshme në Indian Wells, një i panjohur eliminon Novak Djokovic

Luca Nardi bën mrekullinë në turneun ATP 1000 në Indian Wells. Italiani, që mban numrin 123 në renditjen botërore të tenisit, mposhti në tre sete numrin 1 të renditjes, serbin Novak Djokovic me rezultatin 2-1 (6-4, 3-6, 6-3) dhe u kualifikua në turin tjetër të turneut që po zhvillohet në Kaliforni.
Menjëherë pas pikës së fitores, italiani hodhi raketën në tokë dhe ngriti duart në fytyrë me thuajse mosbesim, para se të përshëndeste Djokovic në rrjetë:
“Kjo është një mrekulli”, tha Nardi më vonë në një intervistë për Tennis Channel. “Unë jam një djalë 20 vjeçar dhe e munda Novakun. Është çmenduri, çmenduri.”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




