Partizani, “Zot” i Ligës “Gjergj Kastrioti”

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Partizani është fitues për herë të parë i Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për meshkuj, kjo në edicionin e tretë të këtij aktiviteti. Pikërisht në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla”, të besuarit e Ylli Tomorri kanë fituar 3-0 përballë Tiranës.

25-21 seti i parë për Partizanin. 25-18 i dyti po për të kuqtë dhe 25-22 i treti po për Partizanin dhe 3-0. Lojtari më i mirë i finales së meshkujve ishte braziliani i Partizanit, Kutinjo, ndërsa medaljet për Tiranën si finaliste dhe Partizanin si fitues i Ligës “Gjergj Kastrioti” janë shpërndarë nga drejtues të Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe të asaj të Kosovës.

Një Mirënjohje për Kryetarin e Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, si dhe për ish-volejbollistë të Skënderbeut, Tomi Balli, Albert Shahu, Fredi Rrapo e Arben Prifti.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme