Tirana, fitore me përmbysje në Ligën “Gjergj Kastrioti”

Tirana është finalistja e parë e Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për meshkuj. Një fitore me përmbysje e skuadrës së Arben Sakos, teksa Ferizaj ka fituar setin e parë në shifrat 21-25. Kundërpërgjigja bardheblu është e menjëhershme, ndërsa fiton setin e dytë 25-16.
Bardheblutë ruajnë të njëjtin ritëm dhe në setin e tretë, që në fakt e fitojnë me vështirësi, 25-22. Në të katërtin nuk ka më toleranca dhe 25-18 e 3-1 në një orë e 48 minuta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




