Franko Burraj kualifikohet në gjysmëfinalen e Botërorit

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Franko Burraj kualifikohet në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror të sallave të mbyllura në Gllazgou. Atleti i Vllaznisë, që shoqërohet nga trajneri Bruno Rrotani, ka konkurruar në 400 metra, ndërsa ishte në baterinë e dytë kualifikuese. Koha e tij 46”86 konsiderohet rezultati më i mirë i sezonit për garat dimërore.

Burraj ishte i katërti në baterinë e dytë kualifikuese, teksa morën pjesë 5 konkurrentë. Në renditjen e përgjithshme, kjo pas përfundimit të katër baterive kualifikuese, Burraj ka zënë vendin e tetë mes 22 pjesëmarrësve.

Botërori i Gllazgout është fundi i garave dimërore për t’i lënë hapësirë garave verore duke shpresuar që Burraj të arrijë të shkojë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme