Tenis, “6 mbretërit” sfidohen në Lindjen e Mesme

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Dukej se ishin të fokusuar vetëm te futbolli, por Arabia Saudite synon që të dominojë edhe sportin e tenisit. Është zyrtarizuar turneu “6 mbretërit” (“6 Kings Slam”), një turne që do të mbledhë sportistët më të mirë në botë për të garuar në Lindjen e Mesme në mes të sezonit ATP, duke shtruar themelet për një epokë të re të këtij sporti.

Novak Djokovic, Carlos Alcaraz, Daniil Medveedev, Holger Rune, Jannik Sinner dhe Rafael Nadal do të marrin pjesë në këtë kopmpeticion, duke mbledhur në një vend të gjithë elitën e tenisit botëror.

I planifikuar për në tetor, “6 King Slam” do të përfaqësojë një sfidë të vërtetë për turnetë e tjera ndërkombëtare, që në atë fazë do të duhet të bëjë pa përfaqësuesit e tyre kryesorë, duke pësuar kështu një rënie të mundshme si nga pikëpamja ekonomike ashtu edhe nga shikueshmëria, pasi duket qartë që Arabia Saudite dëshiron të hyjë në botën e pasur të tenisit nga dera kryesore.

Shpërblimet e vendosura nga organizatorët janë me të vërtetë të majme, sipas “The Telegraph”, pjesëmarrësit do të siguronin një milionë e gjysmë dollarë, që do të bëhen gjashtë për këdo që fiton turneun.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme