Drita dhe Partizani, fitore të sigurta

Drita e Gjilanit dhe Partizani kanë hedhur hapa të sigurtë për të qenë në fazën finale të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra. Pikërishtë ndeshjet e grupit B, në raundin e katërt, që janë luajtur të shtunën pasdite në sallën sportive “Farie Hoti”, kanë ardhur drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Drita e ka dominuar ndeshjen me Pogradecin, ndërsa në harkun kohor të një orë e dhjetë minutave ka fituar 3-0. 25-21, 25-16 dhe 25-16 dhe 12 pikë të plota në katër ndeshje për skuadrën gjilanase.
Ndërkohë Partizani e ka vështirësuar vetë lojën, sepse në dëshirën për të provuar ardhjet e reja, Oestreish dhe Batista, ka humbur setin e tretë duke i dhënë shansin Fushë-Kosovës për të besuar në rihapjen e lojës. 25-16 dhe 25-12 dy setet e para për Partizanin. I treti 25-21 për Fushë-Kosovën, kurse i katërti 25-14 dhe nuk ka më histori. 7 pikë në katër ndeshje për Partizanin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




