Medvedev përmbys Zverev dhe shkon në finalen e Australian Open

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Daniil Medvedev do të jetë kundërshtari i Jannik Sinner në finalen e madhe të turneut të tenisit Australian Open. Rusi mundi me përmbysje Sascha Zverev në gjysmëfinalen e dytë me rezultatin 3-2 (5-7, 3-6, 7-6, 7-6, 6-3) në një sfidë maratonë që zgjati 4 orë e 19 minuta.

Medvedev shkon finalen e tretë në katër vitet e fundit në Melburn dhe do të diskutojë titullin me Sinner, që mposhti Djokoviç në gjysmëfinale. Zverev fitoi dy setet e para, por rusi arriti të përmbysë gjithçka, duke fituar tre setet pasardhëse dhe gjithë takimin 3-2.

Medvedev dhe Sinner janë ndeshur në tre finale ATP 500 (Roterdam, Pekin dhe Vjenë) dhe një finale  Masters 1000 (Miami) në karrierë, ndërsa tashmë rusi dhe italiani do të garojnë për të fituar një Slam. Medvedev synon të harrojë dy humbjet në finale në Melburn kundër Djokoviç (2021) dhe më pas ndaj Nadal (2022).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme