Sabalenka sfidon Zheng në finalen e Australian Open

Aryna Sabalenka do të sfidojë Zheng Qinwen në finalen e madhe të femrave në këtë edicion të turneut Australian Open.
Kampionia në fuqi e Australian Open, Sabalenka mposhti në gjysmëfinale me rezultatin 2-0 (7-6, 6-4) Coco Gauff, duke triumfuar në këtë finale të parakohshme dhe duke marrë hak për disfatën që pësoi në finale e US Open.
Nuk ka surpriza në gjysmëfinalen tjetër ku kinezja Zheng Qinwen ka mundur me rezultatin 2-0 (6-4, 6-4) ukrainasen Dayana Yastremska, që nisi turneun nga ndeshjet kualifikuese dhe arriti deri në gjysmëfinale duke eliminuar Vondrousova, Navarro dhe Azarenka. Zheng shkon për herë të parë në karrierë në finalen e një turneu Slam.
Finalja e madhe do të zhvillohet të shtunën në “Rod Laver Arena” dhe fituesja e kësaj sfide do të kurorëzojë mbretëreshën e re të Melburnit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




