Eliminohet Djokovic, Sinner në finalen e Australian Open

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Jannik Sinner shkruan historinë e tenisit italian: ai është italiani i parë që kualifikohet në finalen e Australian Open. Në Melburn, 22-vjeçari mposhti numrin një të botës Novak Djokovic me rezultatin 3-1 (6-1, 6-2, 6-7, 6-3).  Për herë të parë në karrierën e tij, Sinner arrin aktin e fundit në një Slam dhe e bën këtë me një paraqitje të jashtëzakonshme përballë Djokovic.

Italiani fiton me lehtësi 2 setet e para, por serbi reagon duke fituar me “tie break” 7-6 setin e tretë. Sinner fiton edhe setin e katërt dhe shkruan historinë duke u kualifikuar për herë të parë në finalen e Australian Open, aty ku do të diskutojë titullin kampion me fituesin e sfidës Medvedev-Zverev.

Djokovic, që nuk humbiste në Melburn prej 2195 ditës, rrëzohet nga froni. Ndërpritet seria e 33 fitoreve radhazi të serbit, që nuk humbiste në Australian Open nga viti 2018.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme