Australian Open: Djokovic kualifikohet në gjysmëfinale

Vazhdon rrugëtimi i Novak Djokovic në turneun e tij të preferuar, pasi serbi bëhet gjysmëfinalisti i parë i këtij edicioni të Australian Open. Numri një në renditjen botërore të tenisit ka mposhtur në çerekfinale me rezultatin 3-1 amerikanin Fritz dhe kualifikohet për herë të 11-të në karrierë mes katër më të mirëve të turneut australian.
Djokovic vuan në setin e parë, të cilin e fiton me rezultatin 7-6 (me Tie Break 7-3), Fritz reagon dhe fiton serit e dytë me rezultatin 6-4. Më pas Nole fillon të dominojë kundërshtarin dhe fiton lehtësisht dy setet e radhës 6-2 dhe 6-3.
Djokovic fiton ndeshjen e 36-të radhazi në Australian Open dhe pret fituesin e takimit Sinner-Rublev, për të mësuar emrin e kundërshtarit në gjysmëfinale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




