Tomori, mundja sport i traditës

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Mundja ka qenë një traditë e kahershme në sportin beratas, ndërsa tanimë të rinjtë vazhdojnë ta ruajnë këtë traditë dhe të vijojnë të merren me sportin e tapetit. Gjatë vitit 2023, të paktën edhe sipas trajnerit Oldi Dyshniku, Tomori ka sjellë 9 medalje, tre prej të cilave të arta.

“Unë personalisht si trajner po mundohemi të marrim medalje si kombëtare, ashtu dhe ndërkombëtare e të ecim në gjurmët e të parëve”, thotë trajneri i beratasve.

Prej dhjetë vitesh pjesë e ekipit të Tomorit është dhe Andi Dyshniku, që është shpallur 8 herë kampion në të gjitha grupmoshat, ndërsa është dhe pjesë e kombëtares së Shqipërisë.

“Gjithmonë jemi përpjekur të arrijmë maksimumin në stërvitje me profesorin tonë dhe realisht kemi mirësinë që trajnerin e kemi pak a shumë edhe të moshës sonë dhe të gjithë si sportista i themi edhe shok, edhe profesor”, nënvizon Andi Dyshniku.  

I gjithë ekipi është duke u përgatitur për të patur rezultate të mira, ndërsa pritet që Tomori në kampionatin kombëtar të përfaqësohet me dhjetë sportistë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme