Erzeni, gati për sfidën e radhës

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Erzeni –  Vllaznia është sfida më kryesore e javës së tretë të Superligës në volejboll për meshkuj. Një ndeshje, e cila do të zhvillohet në ora 19:00 të premten në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” të Xhafzotajt. 3-1 me Tiranën dhe 3-0 me Skënderbeu, ndërsa trajneri i Erzenit, Ilia Koja, tregon atë çfarë ka shfaqur skuadra në dy javët e para të këtij kampionati

“Nuk jemi akoma Erzeni i plotë. Mendoj dhe presim që të bëjmë ndonjë përforcim në skuadër dhe gjatë kësaj faze. Por natyrisht mendoj që Erzeni do të vijë nga ndeshja në ndeshje në rritje”, thotë trajneri i Erzenit, Ilia Koja.

Përballë një skuadër që është në të njëjtat kushte me Erzenin në renditje, sepse ka marrrë dy fitore dhe ka gjashtë pikë. Ja dhe vlerësimi i Kojës për kuqeblutë e Artan Kalasë.

“Vllaznia ka bërë një paraqitje mjaftë të mirë në këto dy ndeshje të para, teksa ka fituar me Studentin dhe Skënderbeun. Kështu që do të jetë një ndeshje mes rivalësh mendoj”, thekson i pari i pankinës shijakase.

Ndërkohë faza e parë e kampionatit përfundon më 28 tetor. Si do të vazhdojë më tej Erzeni për t’u bërë gati për pjesën më të rëndësishme të sezonit?

“Në mbarim të fazës së parë, të paktën nga sinjalet që kemi marrë nga Federata Shqiptare e Volejbollit, do të vazhdohet me gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë të ndara në dy grupe. Pastaj është Liga “Gjergj Kastrioti”, që është mbarëkombëtarja, kurse faza e dytë do të nisi diku aty nga muaji shkurtm ndërsa në mes do të jenë finalet e Kupës së Shqipërisë dhe vazhdimësia me fazën Play-off. Në të tilla kompeticione ne mendojmë që Erzeni të paraqitet denjësisht”, tregoi Koja.

A do të përforcohet skuadra me lojtarë të huaj? Koja e ka një përgjigje në fund

“Ne kemi mendimin, dëshirën për ta kompletuar skuadrën me lojtarë të huaj. Ndoshta dhe fazën e parë mund të marrim një lojtar. Por në fazën e dytë besoj se do ta plotësojmë skuadrën. Sepse realisht kemi boshllëqe”, përfundoi Ilia Koja


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme