Kampionati Botëror i Çiklizmit në RTSH Sport, ja fituesit e ditës

Ka nisur në Skoci të enjten Kampionati Botëror i Çklizmit. Një veprimtari kjo që do të përcillet për të gjithë teleshikuesit në RTSH Sport. E rëndësishme është për t’u theksuar se për herë të parë, UCI, Federata Ndërkombëtare e Çiklizmit ka përfshirë në këtë edicion të botërorit, të gjitha disiplinat e këtij sporti. Pikërisht të enjten në ditën e parë të botërorit, në pistën olimpike të Gllazgou, 250 metra, në velodromin që mban emrin e kampionit të madh Kris Hor, janë zhvilluar garat e para për çiklistët me aftësi ndryshe.
Për meshkuj në garën individuale 4 km, fitues i medaljes së artë ishte Lë Cunf i Francës, medaljen e argjendtë e fitoi sllovaku Metelka, ndërsa të bronxtën Griners I Irlandës. Po në konkurrimin për meshkuj, në disiplinën me ndjekje 4 km, fitues I medaljes së artë është kinezi Li gianzhu, I cili më parë ka fituar edhe 4 medalje olimpike. Në garën tjetër, 4 km, me biçikletë dyshe, kampionë të botësh u shpallën dyshja holandeze Bangma dhe Bos.
Ndërsa në garën 15 km, fitues i medaljes së artë është holandezi Abraham, në vendin e dytë u rendit ukrainasi Dementiev dhe në të tretin braziliani Çaman. Në konkurrimin për femra, në garën 1 km me biçikletën dyshe, medaljen e artë e fiton dyshja britanike. Gara sprint për ekipet elitë të femrave gjithashtu fitohet nga ekipi britanik.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




