Holanda, e artë në vaterpolo

Holanda është për herë të dytë Kampione e Botës në vaterpolo për femra, teksa në Fukuoka, pikërisht në sekondat e fundit ka mundur Spanjën, 17-16. Një sukses për skuadrën portokalli, që ka shfrytëzuar maksimalisht kohën shtesë.
Perioda e parë ishte 4-3 për Holandën. Reagon Spanja, e cila fiton të dytën 2-3 dhe në pushim 6-6. 3-1 e tretë për Holandën, që kryeson 9-7. 3-5 e dyta dhe 12-12 dhe shkohet në shtesë. Atje ku Holanda arrin të dytë 5-4 dhe në total 17-16. Në vendin e tretë Italia, që ka mundur në finalen e vogël Australinë, 16-14.
E shtuna do të jetë për finalen e meshkujve mes Greqisë dhe Hungarisë për t’i dhënë fund Vaterpolos në Kampionatin Botëror të Sporteve Ujore në Fukuoka, që ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




