Vaterpolo, gjysmëfinalet gati

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Ndeshje spektakolare dhe me shumë rivalitet në raundin çerekfinal të Vaterpolos për meshkuj në Botërorin e Sporteve Ujore në Fukuoka, i cili po vjen drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Greqia ia ka dalë në derbin ballkanik me Malin e Zi, 10-9. 2-1 perioda e parë për helenët. 4-3 e dyta dhe në pushim Greqia ka kryesuar 6-4. Mali i Zi mundohet të ngushtojë, teksa fiton periodën e tretë 1-3 dhe barazon në 7-7. 3-2 perioda e fundit për Greqinë, që fiton 10-9 dhe shkon në raundin gjysmëfinal.

Në duelin Itali-Serbi pas barazimit 11-11 janë kërkuar gjuajtjet e penalltive, atje ku serbët kanë dalë fitues 3-4 dhe janë në gjysmëfinale.

Me shumë rivalitet dueli mes Hungarisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, fituar nga hungarezët 13-12. Dhe në fund, Spanja mund Francën, 7-6. Tanimë gjysmëfinalet e meshkujve do të luhen më 27 korrik, kurse finalja më 29 korrik.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme