Luiza Gega, përsëri e artë në Kampionatin Ballkanik

Luiza Gega, përsëri e artë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës që po zhvillohet në Krajlevo të Serbisë. Gjatë ditës së sotme kampionia kuqezi ka triumfuar në garën e 5000 metrave duke fiksuar kohën 16 minuta, 7 sekonda e 93 të qindtat, më tepër se 36 sekonda larg vendit të dytë. Në vendin e dytë dhe të tretë u renditën dy atletet nga Turqia, Sümeyye Erol(16:43.95) dhe Burcu Subatan(17:01.77).
Për Gegën kjo është medalja e tretë e artë në këtë eveniment. Të shtunën atletja kuqezi ka arritur të sigurojë dy medalje të arta, në 3000 metra me pengesa dhe në 3000 metra duke u bërë dhe sportistja e parë shqiptare që ka marrë biletën për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




