Noti start Kampionatit Kombëtar

Kampionati Kombëtar i notit për të rinj dhe të rritur është aktiviteti më i rëndësishëm për sportet ujore në vend. Shtatë ekipe, që ishin Tirana, Stela, Partizani, Vllaznia, Teuta, Butrinti, Vlora Sport, kanë sjellë në pishinat e Akuadromit në kryeqytet 150 notarë. Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, për Radio Televizionin Shqiptar tregon dhe pritshmëritë e tij për këtë aktivitet.
“Unë në këtë kampionat kombëtar për të rinj dhe të rritur pres shumë rekorde në krahasim me kampionatet e tjerë, të cilët janë bërë deri më tani. Të presim se çfarë do të ndodhë në këto dy ditë në këto gara dhe se si do të jenë rezultatet”, thotë Agim Çiraku.
Ndërkohë Shqipëria do të marrë pjesë me katër notarë në Kampionatin Botëror të Fukuokas, që është ekskluzivitet i Radio Televizionit Shqiptar. Çiraku zbulon pretendimet për Lavdanitin, Ducajn, Xhemollarin dhe Rock
“Pretendimet e Federatës Shqiptare të Notit në këtë Kampionat Botëror në Fukuoka është që këta notarë të vijnë me rezultate shumë të mira, të vijnë me rekorde kombëtare”, deklaron i pari i notit shqiptar.
A mundet që ndonjëri prej tyre të jetë dhe me normë kualifikimi në Lojërat Olimpike “Paris 2024”?
“Të katër këta notarë që po shkojnë në Botëror në Fukuoka janë kandidat për në Paris”, përfundon Çiraku.
Kampionati Kombëtar i të rinjve dhe të rriturve në not përfundon të martën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




