Djokoviç në finalen e Wimbeldon, tenisti shpërthen kundër tifozëve

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Publiku filloi të mbështeste Jannik Sinner, serbi ironizon ndaj tyre Novak Djokoviç do të luajë në finalen e Ëimbledonit për herë të nëntë, me shtatë të fituara nga ana e tenistit serb. Ditën e dielë 36-vjeçari do të vendoset në kërkim të titullit numër tetë, që do të barazonte numrin e trofeve të fituar nga Roger Federer. Në gjysmëfinale Djokoviç mposhti Jannik Sinner në tre sete (3-0) teksa tenisti serb  hasi probleme vetëm në setin e tretë.

Në momentin kur Sinner merr dy setpoint në setin e tretë, i gjithë publiku fillon të mbështesë tenistin italian, i cili prej disa kohësh gëzon simpatinë e shikuesve të Ëimbledon. Por, duartrokitjet e shpeshta për Sinner acaruan Djokovic që pasi fitoi një pikë u kthye nga publiku duke bërë disa gjeste.

Në prononcimin e parë pas sfidës, Djokoviç u mundua të qetësonte publikun dhe përgëzoi Sinner për ndeshjen e duke fituar disa duartrokitje. Tani Djokoviç do të përpiqet të fitojë për herë të pestë radhazi finalen e Wimbeldon.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme