Budapesti, stadium të ri atletike

Budapesti do të jetë mikëpritësi i Kampionatit Botëror të Atletikës, që do të zhvillohet më 19 – 27 gusht. Për hir të këtij Kampionati Botëror në Budapest është ndërtuar dhe stadiumi i ri me një kapacitet prej 35 mijë spektatorësh. Inaugurimi i tij është bërë të martën, ndërsa në të ka marrë pjesë dhe Presidenti i Federatës Botërore të Atletikës, Sebastian Ko, ish vrapues në garat e gjysëm thellësisë, teksa ka bërë dhe një xhiro në pistën me tartan.
Në këtë impiant do të zhvillohen të gjitha garat e programit të atletikës, vrapimet, kërcimet dhe hedhjet, kurse përgjatë rrugëve të Budapestit, Maratona, apo dhe garat e ecjes sportive. Një Kampionat në të cilin do të jetë pjesëmarrëse dhe Kampionia e Europës në 3000 metra me pengesa, Luiza Gega, e cila pritet të jaoi një tjetër performancë të sukseshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




