Wimbledon 2023, me buxhet rekord

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Edicioni i sivjetëm i Wimbledonit do të ketë një buxhet rekord prej 44.7 milionë paund, 11.2% më shumë se vitin e kaluar dhe 17.1% më shumë se edicioni i zhvilluar para pandemisë në 2019. Çmimet më të larta për të gjithë tenistët pjesëmarrës, që nga raundi i parë e deri te fituesi. Kampionët dhe nënkampionët si për djem ashtu dhe për vajza do të marrin respektivisht 2.35 dhe 1.17 milionë paund.

Gjysmëfinalistët nga 600 mijë paund, ndërsa çerekfinalistët 340 mijë paund. Të gjithë tenistët që eliminohen që në raundin e parë do të përfitojnë 55 mijë paund.

Që do të thotë një rritje prej 10% nga viti 2022. “Ambicia jonë me këtë shpërndarje është të rikthejmë paratë e çmimeve për kampionët dhe nënkampionët në nivelet para pandemisë 2019, duke ofruar gjithashtu mbështetje të merituar për lojtarët që në raundet e hershme të veprimtarisë” – tha Ian Hewitt, president i All England club. Wimbledon do të nisë në 3 korrik dhe do të përfundojë në 16 korrik.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme