Ballkaniku, provë për MMA-në shqiptare

Kampionati Ballkanik i ndeshjeve të lira ka zbritur për herë të tretë në Tiranë e pikërisht në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Nga fëmijët deri tek të rriturit, ndërsa për presidentin e Federatës Shqiptare të Ndeshjeve të Lira, Arjan Rizaj, organizimi ka qenë më shumë se sa i vështirë. Ndaj ai gjen rastin t’i falënderoj mbështetësit e tij.
Por cilat janë pretendimet për sportistët shqiptarë? Rizaj është i bindur se të gjithë mund të bëjnë mirë.
E në mbështetje të presidentit Arjan Rizaj, vjen dhe presidenti i Federatës Ballkanike të Ndeshjeve të Lira, Stanislav Nedkov. Sipas tij ky sport duhet mbështetur nga të gjitha instancat shtetërore.
“Unë duhet të falënderoj mikun tim Arjan Rizaj për këtë organizim perfekt, ndërsa në shtatë edicione të Kampionatit Ballkanik, ky është i treti që zhvillohet në Shqipëri. Unë jam i bindur që Shqipëria mund të bëjë dhe aktivitete të nivelit më të lartë. Jemi të gjithë falënderues për çfarë keni bërë e ky duhet të jetë shembull për të gjithë për të dhënë më shumë mbështetj”.
Ndërkohë Rizaj është i bindur se mund të zhvillohen dhe aktivitete të tjera ndërkombëtare në Tiranë, gjithnjë në ndeshje të lira.
Kampionati Ballkanik nisi të premten e 16 qershorit dhe përfundoi të shtunën pasdite vonë, ndërsa të gjithë mbeten të kënaqur me rezultatet e tyre.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




