Basketbolli i meshkujve ul sot siparin në RTSH Sport

Duket se 24 sekondëshit të basketbollit në vend po i vjen fundi. Një super sezon me shumë emocion ka qenë aktuali. Shumë vullnet, punë djersë, lot triumfi e dështimi do të “kurorëzohen” sot në finalen e pestë dhe të fundit midis Tiranës dhe Besëlidhjes në orën 19:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.
Bardheblutë e kryeqytetit kanë arritur që pavarësisht të gjithë veshtirësive, të barazonin rezultatin dhe te jenë sot këtu duke luftuar për të rrëmbyer trofeun e 20-të. Do të jenë djemtë e Erkand Karajt që do të shtojnë trofeun për Klubin e Tiranës apo basketbollistët e Afrim Bilalit, të cilët do të shenojne histori për klubin Lezhian duke qene se ishin debutues në Superiore. Gjithçka drejtpërsëdrejti dhe ekskluzivisht në RTSH Sport.
E pas gjithë kësaj lojrat me dorë do ta mbyllin kështu ketë sezon te këtij viti mes shumë përballjesh, arritjesh dhe mbi te gjitha mes frymes optimiste dhe shpresës që sporti i lojrave me dorë do të rrisë nivelin e tij por sigurisht për të mbushur dhe një herë pallatet e sportit si dikur.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




