Xhokoviç do të luajë në US OPEN

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Lajmi ishte në ajër prej disa javëve e tani është zyrtar. Shtetet e Bashkuara nuk do të pengojnë më udhëtarët që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19.

Kjo do t’i lejojë Novak Xhokoviçit të marrë pjesë në US Open, Grand Slami i fundit i vitit, i programuar për t’u zhvilluar në 28 gusht. Tenisti serb ka humbur shtatë turnetë amerikanë nga viti 2022 dhe deri tani gjatë 2023-shit.

Ai u detyrua të mungojë në Indian Wells dhe Miami javët e fundit, por do të ketë mundësinë të luajë në US Open. Kufizimet për të pavaksinuarit do të përfundojnë më 11 maj, siç komunikohet në shënimin zyrtar të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë. Këtë vit ai u ripranua të luajë në Australi pas dëbimit të vitit të kaluar dhe mori trofeun në Melburn.

Kush e di nëse do të mund të fitojë këtë vit US Open, pas humbjes së pësuar në finalen e 2021 nga Daniil Medvedev në Flushing Meadows. Por hapi i radhës për Xhkoviçin është Roland Garros, i planifikuar për të nisur në 28 maj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme