Peshëngritja, gati për Europian

Peshëngritja shqiptare tashmë është në prag të evenimentit më të rëndësishëm kontinental. Bëhet fjalë për Kampionatin Europian të të rriturve, i cili zhvillohet në Jerevan të Armenisë, kjo nga 15-23 prill, ndërsa është garë kualifikuese për Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Shqipëria do të marrë pjesë me pesë sportistë, ndërsa më 18 prill në pedanë, kjo në peshën 73 kilogram, do të jenë Briken Calja dhe Erkand Qerimaj. Madje në deklarimet e peshës totale që ka vendosur sportisti, Calja me 345 kilogram në dygarësh është i pari në listën mes dhjetë pretendentëve për medalje. Më 19 prill, tanimë në peshën 81 kilogram, Kristi Ramadani dhe Daniel Godelli. Kurse më 20 prill, tanimë në peshën 89 kilogram, do të jetë Krenar Shoraj. Shpresohet që jo vetëm të merren normat e kualifikimit, por mbi të gjitha dhe medalje, ashtu sikurse i ka hije peshëngritjes shqiptare në evenimente të tilla
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




