Kajo Myftarago, kampion Ballkani

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Një 80-vjeçar shpallet Kampion Ballkani në atletikë. Ky është Kajo Myftarago, i cili ka marrë pjesë në Ballkanikun e sallave të mbyllura, që u zhvillua në Stamboll të Turqisë. I njohur për Maratonat që kryen, Myftarago ia ka dalë të jetë i artë në 1500 dhe 3000 metra. Në 3000 metra ka zënë vendin e parë me kohën 23’01”47, kurse në 1500 metra dha rezultatin 11’37”27.

Rezultatet e tij kanë bërë krenar dhe Shoqatën e Veteranëve të Atletikës, sidomos presidentin Rudin Bektashi, ndërsa Shqipëria ka marrë dhe të tjera medalje në këtë Ballkaniadë. Rasti i 80-vjeçarit Myftarago, që në fakt i ka mbushur më 28 shkurt, është i veçantë, sepse ai vazhdon dhe do të vazhdojë të bëjë vrap, kurse mosha e tij në fakt ka të tjera “tarbiate”. E këto medalje të arta të tij nuk mund të mos tërhiqnin as vëmendjen e Federatës Ballkanike të Atletikës, që e ka cilësuar si të jashtëzakonshëm si fenomen edhe pse ishte për veteranët.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme