Sqarimi i Briken Caljes

Briken Calja ka sqaruar të gjithë opinionin publik për mospjesëmarrjen e tij në kampionatin kombëtar, që të premten e kaluar është zhvilluar në Durrës. Në një postim në rrjetet sociale, Calja ka shpjeguar arsyen e mungesës së garimit në Kampionatin Kombëtar.
“Mospjesëmarrja ime disa ditë me pare lidhet me një situatë shëndetësore jo favorizuese me të cilën u përballa nga e cila u shkaktua dhe kjo mungese. Në lidhje me Kampionatin Europian të prillit doja të theksoja se jam në një formë shumë të mirë. Stërvitja po shkon shkëlqyeshëm dhe të gjitha vështirësitë shëndetësore janë superuar. Do të shkojmë si përherë me kokën lart për të zhvilluar nëe kampionat spektakolar nga ku kam pritshmëri të larta për medalje”, thotë Calja, i cili ka falënderuar familjen, trajnerët e tij dhe klubin shumësportësh Tirana për mbështetjen.
“Shihemi në garat e ardhshme”, ka përfunduar Briken Calja.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




