Kupa e Shqipërisë në volejboll shpall fituesit

Volejbolli shqiptar ka shpallur të shtunën në mbrëmje fitueset e një tjetër trofeu të rëndësishëm të këtij sezoni të rrjetës. Skënderbeu për femra dhe Tirana për meshkuj janë fitueset e Kupës së Shqipërisë në volejboll. Skuadra korçare dhe ajo kryeqytetase kanë triumfuar në finalet përkatëse, të zhvilluara në Sallën Sportive të Farkës dhe të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar. Kështu, ekipi i Skënderbeut në volejboll për femra e siguroi trofeun pas triumfit 3-2 arritur në finale ndaj Partizanit.
Një sukses i vështirë por i merituar për vajzat korçare të trajnerit Orlando Koja, kampione në fuqi, që rikthejnë në Korçë këtë trofe pas 45 vitesh, teksa hera e fundit ishte viti 1978. Një ndeshje që zgjati 2 orë e 30 minuta, ku të dyja skuadrat luftuan fort për fitimin e këtij trofeu, ndërkohë që shikuesit që e kishin mbushur sallën e lojërave shijuan një lojë të fortë, pa kryeqytetaset të fitojnë setin e parë dhe të katërt, por korçaret të fitojnë setin e dytë, të 3-te dhe atë të 5-të.
Për Skënderbeun, kampion në fuqi, ky është trofeu i dytë sezonal, pas triumt pak ditë më parë në nalen e Ligës “Gjergj Kastrioti”. Ndërkohë, tek meshkujt, Bardheblutë e trajnerit Arben Sako mundën 3-1 në finale ekipin e Erzenit në një ndeshje me rivalitet. Fitore e merituar e skuadrës së Tiranës, që mban edhe titullin “kampion” në fuqi, në një ndeshje që e dominoi shumicën e kohës. Shijakasit u përpoqën të rivalizojnë, por pa mundur të ndalin bardheblutë, duke u detyruar të dorëzohen në fund. Tirana e nis më mirë takimin, ka epërsi në setin e parë, ku fiton 25-18.
Në setin e dytë loja është mjaft dramatike, ku pas shumë barazimesh, Erzeni fiton në shtesë 28-26. Sidoqoftë, në setin e 3-të Tirana rimerr frenat e lojës, duke e fituar atë 25-21. Bardheblutë dominojnë edhe në setin e katërt, ku shkëputen që në fillim dhe e fitojnë 25-19 e krejt ndeshjen 3-1. Festë për tifozët bardheblu që gëzojnë bashkë me skuadrën fitimin e këtij trofeu, duke qenë pretendent edhe për titullin “kampion”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




