Përfundon Maratona e Tiranës, ja fituesit

Ka përfunduar edicioni i gjashtë i Maratonës së Tiranës, ku morën pjesë rreth 2500 vrapues nga e gjithë bota. Shumë fitues, shumë çmime në një eveniment sportive, që është më i madhi në vend. Në fund janë shpërndarë dhe çmimet për çdo kategori, ndërsa Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shpërndau për kategorinë “Marathon 42 K”.
Në fjalën e rastit, ndër të tjera Veliaj theksoi: “Kartolina më e bukur e Tiranës. Tirana pozitive, Tirana e mirë, e dashur, Tirana mirëkuptuese për të gjithë dhe jam posaçërisht i lumtur që shumica e çmimeve sot kanë shkuar për atletët nga Ukraina”.
“Slava Ukraini! Faleminderit të gjithëve që zgjodhën këtë kauzë e të gjithë ata që nuk pranojnë, që në Evropë të ketë luftë, konflikt, që në Evropë të ketë inflacion e çmime që shkojnë fiu, prej një psikopatie të një diktatori. Një superduartrokitje për të gjithë pjesëmarrësit por sidomos për vëllezërit e motrat nga Ukraina”.
FITUESIT:
Në kategorinë Marathon 42 K tre vendet e para janë si më poshtë:
Fituesit – Meshkuj
Vendi i parë: Bogdan Semenovych
Vendi i dytë: Dario Ivanovski
Vendi i tretë: Vitalii Kuznetsov
Fituesit – Femra
Vendi i parë: Valentyna Veretska
Vendi i dytë: Natalia Semenovych
Vendi i tretë: Biljana Kiradijeva
Në kategorinë Half Marathon 21 K tre vendet e para janë si më poshtë:
Fituesit – Meshkuj
Vendi i parë: Dmytro Didovodiuk
Vendi i dytë: Tirron Mamusha
Vendi i tretë: Mazerski Bartosj
Fituesit – Femra
Vendi i parë: Luiza Gega
Vendi i dytë: Naile Seferaj
Vendi i tretë: Elisabeth Schleicher
Në kategorinë Marathon 10 K tre vendet e para janë si më poshtë:
Fituesit – Meshkuj
Vendi i parë: Nicolo Bedini
Vendi i dytë: Musa Hajdari
Vendi i tretë: Astrit Kryeziu
Fituesit – Femra
Vendi i parë: Gresa Bakraqi
Vendi i dytë: Olesia Didovodiuk
Vendi i tretë: Redia Dauti
Në kategorinë “Ëe Too” tre vendet e para janë si më poshtë:
Fituesit – Meshkuj
Vendi i parë: Safet Planger
Vendi i dytë: Erblin Karaj
Vendi i tretë: Bajram Tirana
Fituesit – Femra
Vendi i parë: Elona Qollaku
Vendi i dytë: Bujana Baballeku
Vendi i tretë: Llambrini Papa
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




