Lojërat Mesdhetare ulin siparin

Lojërat e 19-ta Mesdhetare, të cilat u zhvilluan në Oran dhe erdhën drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, kanë ulur siparin në një ceremoni, e cila ka zgjatur më shumë se sa dy orë e gjysëm. Spektakli, muzika, vallet tradicionale të Algjerisë, por dhe përshëndetjet e zyrtarëve më të lartë kanë shoqëruar këtë ceremoni. Presidenti i Komitetit Organizator të Lojërave Mesdhetare në Oran, Mohamed Aziz Deruaz, por dhe Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Mesdhetar, Davide Ticiano, kanë falënderuar njëri-tjetrin për mbështetjen dhe partneritetin.
Një falënderim i veçantë ka shkuar për të gjithë qytetarët e Oranit, të cilët për 12 ditë kanë jetur me sportin një ditë ndryshe. Dhe nuk kishte se si të mungonte dhe përshëndetja e kryeministrit të Algjerisë, Ajmen Benabderrahmane. Pas përshëndetjeve ka ardhur dhe kalimi i stafetave nga Orani në Taranto, ndërsa e ka marrë Kryetari i Bashkisë, Rinaldo Meluçi.
Kështu Lojërat e 19-ta Mesdhetare të Oranit kanë ulur siparin, ndërsa Shqipëria e mbylli me katër medalje, dy të artat e Zelimkan Abakarovit dhe Luiza Gegës, një të argjendtë të Erkand Qerimajt dhe një të bronztë të Islam Dudaev. Më 2026-ën në Taranto, kurse në vijim janë një sërë aktivitetesh ndërkombëtare, jo vetëm në futboll, por në të gjitha disiplinat sportive.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




