Matvei Petrov, finalist në “Oran 2022”

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Shtohen shanset e Shqipërisë për medalje në Lojërat Mesdhetare. Pikërisht në gjimnastikën artistike ka ardhur lajmi i mirë për kualifikimin në finale në kalin me doreza të Matvei Petrov, i cili të hënën pasdite ka bërë një garë të mirë duke u vlerësuar me 13.95 pikë. Petrov, kjo dhe sipas njoftimit që vjen nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, ka qenë ndër tetë më të mirët në kalin me doreza.

Dhe të mërkurën pasdite Petrov do të ketë shansin e tij për t’i dhënë medalje Shqipërisë në Oran, sikurse pritet të martën në mbrëmje e arta në mundje nga Zelimkan Abakarova, apo e bronzta nga Islam Dudaev dhe Osman Hajdari, të tre në stilin e lirë respektivisht në peshat 65, 74 dhe 86 kilogram.

I dhjeti në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, tanimë Petrov, prej gati një viti e gjysëm që konkurron për Shqipërinë, ka shansin për medalje për kuqezinjtë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme