LeBron James: Puna ime me Lakers s’ka përfunduar ende

Sporte të tjera | 6 vite më parë

LeBron James është kualifikuar për të 10-n herë në karrierën e tij në finalet e play off-it në NBA. Një arritje e jashtëzakonshme për yllin e Lakers, që për herë të parë synon titullin kampion me ekipin kalifornian. Ai ka fituar 3 tituj kampionë në NBA, 2 me Miami Heat, ekip të cilin do të jetë rival në finalet e këtij sezoni dhe një herë me Cleveland Cavaliers.

Duke folur për këtë sukses, ai tha: “Për mua personalisht puna nuk ka përfunduar ende. Jam shumë krenar që bëj pjesë e këtij ekipi, që po rikthehet në vendin që i takon, duke konkurruar për titull dhe për ta fituar atë”.

“Ne do të përfaqësojmë Konferencën e Perëndimit në këto finale dhe ky ishte objektivi që i kisha vënë vetes kur rinisëm ndeshjet e kampionatit të ndërprera në mars”, tha LeBron James.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme