Lakers “fluturojnë” me LeBron-Davis, mposhtin rivalët e Denver

Skuadra e Lakers fitoi 114-108 ndaj Denver në finalen e katërt play off në Konferencën e Perëndimit, duke udhëhequr 3-1 serinë e takimeve. Një ndeshje e dominuar dhe fituar me meritë nga skuadra e Los Anxhelosit, që gjatë gjithë lojës pati një epërsi të lehtë në fushë.
Dyshja James-Davis vijon të jetë ajo që bën mrekullinë në fushë, me Anthony Davis që realizoi 34 pikë, ndërsa LeBron 26 pikë. Mirë u paraqit edhe Howard, që realizoi 12 pikë e 11 rebound.
Për Denver u dallua Jamal Murray me 32 pikë, por të pamjaftueshme për të evituar humbje. Lakers janë një fitore larg titullit kampion në Perëndim, ndërkohë që në Lindje Miami udhëheq 3-1 serinë e takimeve ndaj Boston.
Konferenca e Lindjes, – Finale play off
Miami – Boston, (3-1)
Konferenca e Perëndimit, – Finale play off
Lakers – Denver, 114-108 (2-1)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




