Denver mposht Lakers dhe rihap betejën për titull

Denver fitoi 114-106 ndaj Lakers në finale e tretë të play off-it në Konferencën e Perëndimit, duke rihapur garën për titullin kampion. Tashmë Lakers udhëheqin 2-1 me ndeshje, ndërkohë që po 2-1 udhëheq edhe Miami ndaj Boston në Lindje.
Sfida e tretë mes Lakers dhe Denver u dominua shimicën e kohës nga Nuggets, që u shkëputën deri në 20 pikë në periodën e katërt. Në fund, Lakers tentuan të befasojnë, por pa sukses.
Murray realizoi 28 pikë e 12 asist për Denver, mbështetur nga Grant me 26 pikë e Jokic me 22 pikë e 10 rebound, një trio që bëri diferencën në parket. Për Lakers, LeBron James e Davis realizuan 57 pikë së bashku, të pa mbështetur si duhet nga pejsa tjetër e ekipit.
Konferenca e Lindjes, – Finale play off
Miami – Boston, (2-1)
Konferenca e Perëndimit, – Finale play off
Lakers – Denver, 106-114 (2-1)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




