Miami, një fitore larg titullit në Lindje

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Miami fitoi 112-109 ndaj Boston në finalen e katërt play off në Konferencën e Lindjes, duke qenë një fitore larg titullit në këtë kah të NBA-së. Skuadra nga Florida udhëheq 3-1 serinë e ndeshjeve.

Sfida e luajtur në Orlando u dominua shumicën e kohës nga Miami, por pa arritur të shkëputet. Për pasojë, Boston tentoi deri në fund të triumfojë, por pa sukses.

Tyler Herro, që e nisi ndeshjen nga stoli, ishte heroi i Miami në këtë ndeshje, duke realizuar 37 pikë. Mirë u paraqitën edhe Butler (24), Dragic (22) e Adebayo (22 pikë e 12 rebound).

Për Boston, më i miri ishte Tatum me 28 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. nesër luhet finalja e katërt në Perëndim mes Lakers dhe Denver.

Konferenca e Lindjes, – Finale play off

Miami – Boston, 112-109 (3-1)

Konferenca e Perëndimit, – Finale play off

Lakers – Denver, (2-1)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme