Bërtita KOBE pasi realizova koshin e fitores

Një ditë më parë, Anthony Davis realizoi koshin e fitores në ndeshjen që Lakers triumfuan 105-103 ndaj Denver, në finalen e dytë play off në Konferencën e Perëndimit (Lakers udhëheqin 2-0 me ndeshje).
Koshi u realizua në sekondën e fundit të ndeshjes, në një moment dramatik, duke e bërë tejet emocionuese situatën.
Ashtu sikurse e konfirmojnë edhe pamjet televizive, në momentin që realizoi koshin Davis nisi të festojë si i çmendur, duke bërtitur “KOBE”, emrin e legjendës së Lakers, Kobe Bryant, i ndarë nga jeta këtë vit pas një aksidenti ajror.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




