Fituesja e US Open, Naomi Osaka, tërhiqet nga Roland Garros

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Tenistja japoneze Naomi Osaka, fituese 5 ditë më parë e grand slam të US Open ka vendosur të mos luajë në grand slam të Roland Garros, që nis pas 10 ditësh në Paris (27 shtator).

Shkak i mungesës së Osaka është një dëmtim në kofshë, që e bën të pamundur rikuperimin në kohë për turneun francez. Osaka ka konfirmuar vendimin e saj përmes një postimi në “Twitter”.

“Për fat të keq, nuk do të jem në gjendje të luaj në Roland Garros këtë vit. Dëmtimi në kofshë është ende i pranishëm dhe nuk kam kohën e mjaftueshme për t’u përgatitur për këtë turne që luhet në fushat me dhè”, tha Osaka.

“Këto dy turne janë shumë afër njëri-tjetrit për mua”, tha Osaka, numri 3 në botë, që është tenistja e parë “big” që tërhiqet nga Roland Garros.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme