Floyd Mayweather duel me aktorin e YouTube

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Floyd Mayweather, kampioni i pamposhtur i botës në disa kategori të ndryshme peshash, mund të duelojë me Logal Paul, aktorin e You Tube, një personazh publik i njohur në botën mediatike, aktor dhe në vitin 2019 pjesëmarrës edhe në një duel boksi.

Lajmi është bërë publik nga disa personazhe të njohura publike, si Keemstar, që u tha 2.8 milionë fansave të tij në “Twitter” se Mayweather do të rikthehet të duelojë në ring ndaj Logal Paul.  Edhe boksieri i peshës së lehtë Ryan Garcia e ka konfirmuar këtë lajm në rrjetet sociale.

Mayweather, i tërhequr nga sporti në vitin 2017 me rekordin e 50 fitoreve dhe 0 humbje, mund të përballet kështu me një personazh që ka vetëm një duel boksi në kurrikulimin e tij, të humbur në vitin 2019. Për momentin ky lajm mbetet në kuadrin e thashethemeve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme