Boston-Miami finalja e Lindjes, Lakers rikthehet në finalet e

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Lakers është skuadra e parë finaliste në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 4-1 me ndeshje ndaj Housotn në gjysmëfinale. Në sfidën e fundit mes tyre, Lakers triumfoi 119-96 ndaj teksanëve, duke u rikthyer pas një mungese të gjatë në finalet play off.

Përballë Lakers do të jetë skuadra që do të dalë fituese nga dueli mes Clippers dhe Denver. Në përballjen e gjashtë mes tyre, skuadra e Denver fitoi 111-98, duke barazuar në 3-3 serinë dhe emri i finalistit do të dalë nga sfida e shtatë dhe e fundit gjysmëfinale.

Ndërkohë, në Konferencën e Lindjes, dy ekipet finaliste janë Miami dhe Boston, që do të nisin pas 48 orësh serinë e finaleve. Dorëzon trofeun skuadra e Toronto, që u mund 4-3 me ndeshje nga Boston, ndërsa Miami fitoi 4-1 me ndeshje ndaj Milwaukee.

Konferenca e Lindjes, – Finale play off

Miami – Boston,

Konferenca e Perwndimit, – Gjysmëfinale play off

Clippers – Denver, 98-111 (3-3)

Lakers – Houston, 119-96 (4-1)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme