Toronto mposht Boston, Clippers i afrohet finaleve

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Ekipi i Clippers i afrohet finaleve të play off-it në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 96-85 ndaj Denver, duke udhëhequr 3-1 serinë e takimeve mes tyre. Fitore e merituar e Clippers, që e dominuan ndeshjen që në start, duke treguar epërsi në fushë. Leonard me 30 pikë e 11 rebound ishte shënuesi më i mirë për Clippers, ndërsa për Denver u dallua Jokic me 26 pikë e 11 rebound.

Ekuilibër i plotë në Lindje, ku barazohet në 3-3 seria e ndeshjeve gjysmëfinale mes Boston dhe Toronto. Skuadra kanadeze fitoi 125-122 ndaj Celtics pas dy kohëve shtesë, në një sfidë me shumë emocione. Kyle Lowry realizoi 33 pikë për Toronto, duke qenë lider për kanadezët, mbështetur edhe nga Powell me 23 pikë e VanVleet me 21. Për Boston, Brown e Tatum realizuan 60 pikë së bashku.

Konferenca e Lindjes, – Gjysmëfinale play off

Milwaukee – Miami, (1-4)

Boston – Toronto, 122-125 (3-3)

Konferenca e Perwndimit, – Gjysmëfinale play off

Clippers – Denver, 96-85 (3-1)

Lakers – Houston, (2-1)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme