McGregor, përballë vëllezërve Diaz

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Mediat amerikane hipotizojnë mundësinë e një dueli në kafaz mes irlandezit Conor McGregor dhe Nick Diaz, vëllai i Nate Diaz në të ardhmen. Conor është përballur dy herë me Nate, secili ka nga një fitore (Nate fitoi në UFC-196 dhe Conor në UFC-202), duke dhuruar dy super duele në artet marciale mikse.

Marrëveshja për një sfidë të tretë mes tyre nuk është gjetur asnjëherë, por ka gjasa që McGregor të përballet gjatë vitit 2021  me vëllanë tjetër, Nick, që do të rikthehet në kafaz pas një periudhe të gjatë pushimi. Edhe pse irlandezi u shpreh se është gati t’i sfidojë të dy vëllezërit amerikanë në kafaz.

Në një postim në rrjetet sociale, ku janë dy vëllezërit Nick e Nate Diaz, irlandezi ka bërë një deklaratë surprizë: “Mi rreshtoni”. Një sfidë mes irlandezit (ka deklaruar tërheqjen nga sporti) dhe Nick Diaz, që pritet të duelojë sërish pas 5 vitesh pushim (këtë here në peshën “welter”), do të ishte interesante në kafaz.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme