Joshua sfidon Fury: E pres në ring

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë (kategoritë IBF, WBA e WBO) u shpreh se patriotit të tij Tyson Fury iu desh një kohë shumë e gjatë deri sa ai të duelonte për titullin kampion bote. Për pasojë, sipas Joshua, karriera e Fury është drejt fundit.

Fury u bë boksieri profesionist në vitin 2008 dhe fitoi titujt kampionë bote në vitin 2015, pas 7 vitesh dhe 25 duelesh si profesionist, kur mposhti Wladimir Klitschko. Ndërsa Joshua u shpall kampion bote pas 3 vitesh dhe pas 16 duelesh si profesionist.

“Fury iu desh shumë kohë për t’u bërë profesionist dhe të shpallej kampionë bote krahasuar me mua. Ndaj, ai duhet të tërhiqet më shpejt”, tha Joshua, që ftoi Fury në duel për të unifikuar titujt kampionë bote.

“Nëse ai ka dëshirë të duelojë me mua dhe të tregojë se sa vlen, unë jam këtu, jam gati. E kam ndërtuar vetë gjithë këtë perandori”, tha Joshua. Një duel mes dy boksierëve britanikë pritet të zhvillohet në vitin 2021.

“Jam gati të përballem me Fury dhe Wilder. Ata të dy nuk janë ndër boksierët më të fortë me të cilët kam dueluar në të shkuarën time. Ata janë thjedht boksierë të peshës së rëndë. Kur ata të jenë gati, unë jam këtu të përballem me ata”, tha Joshua.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme